Gyokeres-Sporting, “luftë” totale, presidenti i klubit: S’ikën nëse nuk paguhet shifra e duhur
Viktor Gyokeres dëshiron transferimin në një skuadër të madhe, ndërkaq te Sporting nuk bëjnë lëshime dhe kërkojnë të përfitojnë në maksimum nga largimi i tij.
Një “luftë” brenda klubit ka nisur, teksa presidenti i ekipit portugez, Frederico Varandas ka bërë me dije se sulmuesi nuk ikën, nëse nuk plotësohen kërkesat ekonomike.
“Nuk do ju them çmimin. Gyokeres e di sa kërkoj unë për kartonin e tij. Mund t’iu them vetëm se Viktor Gyokeres nuk do të largohet për 60 milionë euro, plus 10 milionë euro bonuse. Nuk do e lejoj këtë”, tha Varandas.