Igli Tare i mbushi mendjen, talenti shqiptar i bën “presion” klubit për Milanin
Ardon Jashari është i vendosur për kalimin te Milani. Igli Tare ka insistuar për talentin shqiptar, që ka njoftuar Klub Bryzh se nuk është i interesuar për ofertat e tjera.
Kuqezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro plus bonuset. Në fillim dukej se klubi belg do të pranonte, megjithatë më pas rriti kërkesat.
Borusia Dortmund është futur së fundmi në garë për shërbimet e tij. Vetë Jashari po tregohet kyç për të penguar zhvillimet e tjera.
Samuele Riçi dhe Luka Modriç do të jenë pjesë e mesfushës në edicionin e ardhshëm. Në rast se Jashari konkretizohet, atëherë mund të konsiderohet arritje.
PANORAMASPORT.AL