Tue, Jul 1, 2025

Në kërkim prej 1 viti për sherrin me shkopinj bejsbolli dhe armë! Arrestohet 28-vjeçari (EMRI)

  • PublishedJune 30, 2025

Në kërkim prej 1 viti për sherrin me shkopinj bejsbolli dhe armë! Arrestohet 28-vjeçari (EMRI)

Njulend Paja, 28 vjeç, i shpallur në kërkim nga policia që prej datës 10 qershor të vitit të kaluar, ka rënë në prangat e policisë.

policia-naten-shi-1024x648

“Komisariati i Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Njulend Palaj 28 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprat penale ”Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” ” Prodhim dhe mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Kanosja”.

Ky shtetas u shpall në kërkim me datë 10.06.2024, si i dyshuar i përfshirë në një konflikt në rrugën Ali Demi”, njofton policia.

28-vjeçari Njulend Palaj u  arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim në datën 10.6.2024 pas një konflikti të ndodhur në zonën e Ali Demit me shkopa bejsbolli, ku një prej personave që morën pjesë në konflikt qëlloi dhe me armë në ajër.

Burime nga Policia bëjnë me  dije se Palaj është nën hetim edhe për organizim të lotarive të paligjshme.