Dyshohet se abuzoi sek*ualisht me vajzën e tij të mitur, babai 36-vjeçar përfundon në prangat e policisë
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 36-vjeçar nga fshati Sheqishtë, Patos, i cili dyshohet për abuzim seksual me vajzën e tij 12-vjeçe.
Sipas njoftimit zyrtar të uniformave blu, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin Z.M., pas kallëzimit dhe verifikimeve të kryera. Materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë së Fierit, e cila po vijon hetimet për këtë rast të rëndë.