Wed, Jul 2, 2025

Trump: Javën e ardhshme takim me Netanyahun! Shpresoj të arrihet një armëpushim në Gaza

  • PublishedJuly 1, 2025

Trump: Javën e ardhshme takim me Netanyahun! Shpresoj të arrihet një armëpushim në Gaza

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se një armëpushim në Rripin e Gazës mund të arrihet brenda javës së ardhshme, ndërsa negociatat ndodhen në një fazë vendimtare.

Në një prononcim për gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se është optimist për një zgjidhje të afërt dhe konfirmoi se tema do të jetë në qendër të diskutimeve me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili do të vizitojë Uashingtonin të hënën e ardhshme.

“Duam të sjellim prapë të kapurit si pengje,” u shpreh presidenti amerikan, duke theksuar rëndësinë që i kushtohet çështjes së pengjeve në negociatat e vazhdueshme.

Trump përmendi gjithashtu se në rendin e ditës së takimit me Netanyahun do të jetë edhe “suksesi i madh që kemi pasur me Iranin”, duke lënë të kuptohet se diskutimet do të përfshijnë edhe çështje më të gjera të sigurisë në Lindjen e Mesme.