Sun, Nov 9, 2025

Mesfushori shqiptar transferohet te skuadra polake, kontratë për 3 vite

  • PublishedJuly 1, 2025

Lindon Selahi është transferuar te Widzew Lodz në Poloni. Mesfushori shqiptar, pasi ndau rrugët me Rijekën, ka zgjedhur të vijojë karrierën Ekstraklasa.

Selahi kalon te Lodz si lojtar i lirë, ndërsa ka firmosur një kontratë për 3 vite.

Pavarësisht se kishte oferta nga shumë skuadra, ai zgjodhi të bashkohej me këtë ekip. 26-vjeçari ka luajtur më parë te St Liege dhe Twente.

Kujtojmë që te Lodz luan lojtari i kombëtares, Juljan Shehu.


AlbaniaWeb.net