Nga skena te zemra e komunitetit: Rita Ora ndez gjithçka me “Heat”
Rita Ora ka nisur verën me një shpërthim, kënga e re “Heat” është një himn energjie, guximi dhe feminiteti, publikuar në të njëjtën ditë me performancën e saj në World Pride Music Festival në Washington D.C.
Me këtë këngë, Rita hap një kapitull të ri artistik, më e çliruar dhe më e vërtetë se kurrë. “Më duhej të shpërtheja,” rrëfen ajo, duke e cilësuar “Heat” si hyrjen ideale në botën e saj të re kreative.
Publikimi gjatë Muajit të Krenarisë ishte një zgjedhje e qëllimshme, për të nderuar komunitetin LGBTQIA+ që, sipas saj, ka qenë gjithnjë burim frymëzimi dhe mbështetjeje.
Por “Heat” është vetëm fillimi. Rita po përgatit një album të ri, projekte në kinematografi përfshirë rolin e saj si mbretëreshë e keqe në “Descendants: Wicked Wonderland” dhe po zgjeron linjën e produkteve për kujdesin ndaj flokëve.
Nga CD-të në BRIT Billion Award, ajo mbetet një ikonë që s’e harron prejardhjen: “Jam vajza e prindërve emigrantë dhe dua ta tregoj këtë histori me zë të lartë. Të jesh ndryshe është superfuqi.”