Thu, Jul 3, 2025

Gjykata merr vendimin për babain që abuzoi s*ksualisht me vajzën 12-vjeçare

  • PublishedJuly 2, 2025

Gjykata merr vendimin për babain që abuzoi s*ksualisht me vajzën 12-vjeçare

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Zamir Metën, 36-vjeçarin që akuzohet për abuzim seksual me vajzën e tij 12-vjeçare, një ngjarje e rëndë që ka tronditur opinionin publik.

Para trupit gjykues 36- vjeçari ka qëndruar gjithë kohën me kokën ulur dhe ka pohuar abuzimin. Ndërkohë ekspertiza mjeko- ligjore ka vërtetuar se ai ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën.

Ndaj të pandehurit rëndon akuza për “marrëdhënie seksuale me të mitur”, një vepër e dënueshme rëndë nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë. Vendimi i gjykatës u mor pas paraqitjes së provave të para dhe rrëfimit të vetë autorit para hetuesve.

 Nderkohe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Kujtojmë që një ditë më parë, para uniformave blu, babai i 7 fëmijëve ka pranuar se ka kryer abuzimin vetëm një herë, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në fshatin Sheqishte në Patos, ku vajza e mitur ishte larguar nga banesa e saj dhe kishte shkuar tek fqinji pasi dyshohet se ishte përdhunuar nga i ati.

Rrëfimi i nënës

Sipas nënës, vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare, por thotë se nuk ishte në dijeni ndërsa tregon se vajza kishte sjellje agresive, dhe nuk i kishte treguar askujt për këtë ngjarje të rëndë.

“Jam nënë e 7 fëmijë 5 djem 2 vajza. Në orën 4 më njofton vajza e dytë që vajza e madhe ka ikur nga shtëpia. Njoftova policinë, policia gjeti vajzën dhe vajza kishte treguar që babai e kishte përdhunuar. Vajza i ka treguar të gjitha, është vetëm 12 vjeçe.

Nuk kisha kuptuar asgjë, vajza nuk më kishte thënën asgjë. Vetëm e shihja të acaruar dhe zihej me vëllezërit e motrat. Kishte kaluar në depresion derisa u detyrua të largohej nga banesa.

Kishte shkuar tek një fqinjë, e cila e kishte ushqyer dhe më vonë kishin njoftuar policinë.

Vajza kishte deklaruar se kjo nuk ishte hera e parë që babai e përdhunonte. Vajzën ma ka marrë shteti ma ka çuar për rehabilitim se ka kaluar në depresion. Ajo tha se e kishte përdhunuar që 5 vjeç. Një njeri që përdhunon fëmijën, të marrë dënimin maksimal të kalbet në burg, Unë nuk e dua. Do bëhem e fortë për fëmijët e mi. Nuk kisha kuptuar asgjë. Në sytë e mi nuk bënte kurrë asgjë”, tha ajo.

Denoncimi i vajzës

Burimet policore bëjnë me dije se denoncimi në polici është bëre nga vetë e mitura, pasi është shoqëruar në komisariat pas njoftimit të fqinjëve.

12- vjeçarja në prani të psikologes ka pohuar se është përdhunuar nga babai i saj. Ndërkohë ajo ka thënë gjithashtu se ka ndodhur edhe një vit më parë kur familja ndodhej në Gjermani , por ka pranuar gjithashtu se ka qenë abuzim sistematik që në moshën 5- vjeçare.

Babai pranon abuzimin

Ndërkohë, babai i saj, 36- vjeçari Zamir Meta, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij , por ka ndodhur vetëm një herë. Aktualisht e mitura ndodhet në Tiranë, në Qendrën Rehabilituese “Lilium”