Thu, Jul 3, 2025

Rezultati i rinumërimit në Fier ndryshon renditjen në PS, Bardhi: Ceno Klosi e ka në gjak vjedhjen, e nisi në Tatime dhe e përfundoi me votat

  • PublishedJuly 2, 2025

Rezultati i rinumërimit në Fier ndryshon renditjen në PS, Bardhi: Ceno Klosi e ka në gjak vjedhjen, e nisi në Tatime dhe e përfundoi me votat

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka reaguar pas përfundimit të rinumërimit të votave në Qarkun e Fierit, ku rezultati final ndryshoi renditjen brenda Partisë Socialiste.

Sipas rinumërimit, Zegjine Çaushi humbi mandatin e deputetes së PS-së, të cilin e mori Maldrita Bardho, me një diferencë prej vetëm 10 votash.

Bardhi theksoi se ky proces nxorri zbuluar dy nga personat më të afërt të drejtueses politike të Fierit, Belinda Balluku, Ceno Klosi dhe Zegjine Çaushi, të cilët sipas tij, janë përfshirë në manipulime elektorale.

Ai theksoi se gjatë rinumërimit u zbulua se Ceno Klosi kishte rezultuar me 831 vota më shumë në procesverbale sesa në kutitë e votimit, ndërsa Çaushti humbi mandatin për shkak të heqjes së 48 votave që më parë i ishin shtuar padrejtësisht.

“Rinumërimi në Fier konfirmojë që dy njerëzit më të afërt, janë hajdutë si vetë TUTORJA!

Yjet e Belinda Ballukut në Fier Zeqirja dhe Cenushi: Një me mandat të vjedhur dhe tjetri me vota të vjedhura.

Ceno Klosi e ka në gjak vjedhjen, e nisi në tatime dhe e përfundojë në vota, por keqardhja është për të rinjtë në PS që ndjekin modelin e Belindës, merr pa të drejtë çfarë të del përpara. Hajdutë të rëndomtë!”, shprehet Bardhi.