Përdorimi i vizës turistike me qëllim lindjen e fëmijëve në SHBA, Ambasada Amerikane në Tiranë përsërit thirrjen për qytetarët: Kjo është e ndaluar, ja çfarë ndodh nëse shkelni rregullat
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë me dije se përdorimi i vizës turistike me qëllim kryesor lindjen e fëmijëve në SHBA dhe përfitimin e shtetësisë amerikane nga ana e tyre është i ndaluar dhe mund të sjellë refuzimin e vizës.
Në një mesazh zyrtar, Ambasada thekson se “Përdorimi i vizës turistike për të udhëtuar kryesisht me qëllimin për të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe për të siguruar shtetësinë për fëmijën tuaj nuk lejohet dhe mund të çojë në refuzimin e vizës.”
Më tej, Ambasada shton se “oficerët konsullorë të SHBA do të refuzojnë aplikimet për vizë turist nëse besojnë se qëllimi kryesor i udhëtimit është lindja e fëmijës në SHBA për të fituar shtetësinë amerikane.”
Kujtojmë se ky njoftim vjen për të dytën herë si një paralajmërim për ata që synojnë të përdorin vizën turistike për qëllime që nuk përputhen me rregullat e imigracionit amerikan.