“Do të jem mirë, të dua”/ Fjalët e Diddy-t drejtuar nënës së tij para fazës së fundit të gjyqit
Sean “Diddy” Combs u rikthye sot në gjykatë për të dëgjuar vendimin e jurisë, pas një dite dramatike diskutimesh që përfunduan pa një vendim përfundimtar për akuzat më të rënda.
Ndërsa largohej nga salla e gjyqit, i shoqëruar nga ekipi i tij i avokatëve, Diddy, i drejtoi fjalët e mëposhtme nënës së tij, Janice Combs, e cila ka qenë pranë tij gjatë gjithë gjyqit:
“Do të jem mirë, të dua”
Artisti 55-vjeçar përballet me burgim të përjetshëm nëse dënohet për formimin e një organizate kriminale me qëllim shfrytëzimin dhe abuzimin seksual të grave, një akuzë për të cilën juria ende nuk ka rënë dakord dhe e cila pritet të përcaktojë dënimin përfundimtar.