Milan, mesfushori mund të largohet, disa skuadra të interesuara për të
Yunus Musah është gati të largohet nga Milani. Pas dy sezonesh me kuqezinjtë, mesfushori amerikan nuk është pjesë e planeve të Massimiliano Allegrit.
Musah, ashtu si shokët e tjerë të ekipit si Yacine Adli dhe Ismael Bennacer, mund të sakrifikohet për t’u bërë vend lojtarëve të rinj, që kanë vend në skuadrën e Allegrit.
Duke lënë mënjanë interesin e Napolit, e ardhmja e Musah mund të jetë në Premier League, një kampionat që do të ishte shumë i përshtatshëm për karakteristikat e tij fizike.
Sipas asaj që u raportua nga Corriere dello Sport, disa klube angleze, Ëest Ham, Wolverhampton dhe Nottingham Forest, mund të hyjnë në tratativa për lojtarin, por deri më sot nuk ka mbërritur ende asnjë ofertë zyrtare te Milani.