50 Cent reagon pas vendimit që u mor për Diddy: Ai është djalë i keq
Pas vendimit në gjyqin e Diddy-t, 50 Cent nuk e humbi mundësinë për të komentuar në mënyrën e tij vendimin e gjykatës për trafikimin seksual, për të cilin u shpall i pafajshëm. Pak më parë, u njoftua se Diddy u shpall fajtor për dy akuza për transportim personash për qëllime prostitucioni, të cilat mbartin një dënim deri në 10 vjet burg secila, për një total prej 20 vjetësh. Megjithatë, ai u lirua nga akuzat për organizatë kriminale, komplot për shantazh dhe trafikim seksual.
“Diddy i mundi federalët, ky djalë është i keq“, shkroi reperi 49-vjeçar në një postim që bëri në llogarinë e tij personale në Instagram duke e shoqëruar atë me një foto ku pozon duke buzëqeshur. “Ai është gej John Gotti “, vazhdoi ai, duke iu referuar gangsterit famëkeq italo-amerikan.
Sipas një dëshmitari okular që foli për Us Weekly, kur u shpall vendimi, Diddy u bëri një shenjë jurisë dhe pëshpëriti një “faleminderit”, duke formuar duart në një pozicion lutjeje përpara se të shikonte lart dhe të lutej.
Zenka midis 50 Cent dhe Diddy ka vazhduar që nga fillimi i viteve 2000, me tensione që kohët e fundit janë përshkallëzuar për shkak të problemeve ligjore të reperit.
Diddy u arrestua në shtator 2024 dhe u akuzua për formimin e një organizate kriminale, trafikim seksual, komplot për të kryer zhvatje dhe transportim personash për qëllime prostitucioni. Ai u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat dhe i ka mohuar të gjitha akuzat.