Thu, Jul 3, 2025

Vdekja tragjike e Diogo Jotës! Makina ku udhëtonte ylli i Liverpulit doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët, humb jetën edhe vëllai i tij

  • PublishedJuly 3, 2025

Vdekja tragjike e Diogo Jotës! Makina ku udhëtonte ylli i Liverpulit doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët, humb jetën edhe vëllai i tij

Një aksident tragjik automobilistik në Spanjë i ka marrë jetën futbollistit të Liverpool-it, Diogo Jota, 28 vjeç, si dhe vëllait të tij André, 26 vjeç, gjithashtu futbollist profesionist nga Penafiel.

Ngjarja ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë rajonit të Sanabrias në provincën e Zamorës. Sipas të dhënave paraprake, makina ku po udhëtonin dy vëllezërit doli nga rruga dhe u përfshi menjëherë nga flakët, pa lënë asnjë mundësi shpëtimi.

Lajmi ka tronditur botën e futbollit dhe opinionin publik, duke ardhur vetëm 10 ditë pas martesës së Diogo Jotës me partneren e tij, Rute Cardoso, më 22 qershor. Çifti kishte tre fëmijë: Denis (lindur në 2021), Duarte (2023) dhe një vajzë të lindur në vitin 2024, emri i së cilës nuk është bërë publik.