Vdekja tragjike e Diogo Jotës që tronditi botën e futbollit, reagon Federata Portugeze!
Pas lajmit tronditës për ndarjen nga jeta të sulmuesit të Liverpool-it, Diogo Jota, dhe vëllait të tij, André Silva, Federata Portugeze e Futbollit ka reaguar me një deklaratë të ndjerë, duke shprehur dhimbjen dhe trishtimin për humbjen e dy figurave të dashura të futbollit portugez.
Në deklaratën zyrtare të shpërndarë për mediat, Federata thekson:
“Futbolli portugez është thellësisht i tronditur nga vdekja tragjike e Diogo Jotës dhe André Silvës, këtë mëngjes në Spanjë. Më shumë se një futbollist i jashtëzakonshëm me gati 50 paraqitje me kombëtaren A, Diogo ishte një njeri i rrallë, i dashur, i respektuar dhe i admiruar nga bashkëlojtarët, kundërshtarët dhe komuniteti.”
Presidenti i Federatës ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta në emër të institucionit për familjen, miqtë dhe klubet përkatëse të të ndjerëve – Liverpool FC dhe FC Penafiel.
Federata ka kërkuar gjithashtu nga UEFA që ndeshja e kombëtares së femrave të Portugalisë ndaj Spanjës, e cila zhvillohet këtë të enjte në kuadër të Kampionatit Evropian, të nisë me një minutë heshtjeje në nder të Jotës dhe Silvës.
Deklarata mbyllet me një mesazh prekës dhe simbolik:
“Kemi humbur dy kampionë. Humbja e Diogo Jotës dhe André Silvës është e parikuperueshme për futbollin portugez. Do të bëjmë gjithçka për të ruajtur dhe nderuar trashëgiminë e tyre çdo ditë.”