Thu, Jul 3, 2025

FOTO+VIDEO/ “Një ditë që nuk do ta harrojmë kurrë”, postimi i fundit prekës i Diogo Jotës vetëm disa orë para se të ndërronte jetë

  • PublishedJuly 3, 2025

FOTO+VIDEO/ “Një ditë që nuk do ta harrojmë kurrë”, postimi i fundit prekës i Diogo Jotës vetëm disa orë para se të ndërronte jetë

Diogo Jota ndërroi jetë pas një aksidenti fatal ku makina u përfshi nga flakët. Mesazhet e tij të fundit në “Instagram” kishin të bënin me ditën ku u martua me partneren e tij, Rute Cardoso.

Para 21 orëve, futbollisti i Liverpulit ndante në rrjetet sociale videoklipin e dasmës me mbishkrimin: “Një ditë që nuk do ta harroj,ë kurrë”.

Ndërsa 5 ditë më parë ai ndante disa foto nga ceremonia në kishë me partneren dhe 3 fëmijët e tyre teksa shkruante:  “Po, përgjithmonë” .

Më 13 qershor. ai dha një intervistë për kanalet zyrtare të Liverpulit dhe ai rikujtoi udhëtimin e tij.

“Është një rezultat i jashtëzakonshëm për një fëmijë që vjen nga Gondomar (klubi portugez ku ai u rrit). Është diçka që as nuk mund ta ëndërroja kur isha fëmijë. Doja të luaja në Premier Ligë, por as nuk e imagjinoja ta fitoja, doja vetëm të isha atje duke luajtur. E dija që ishte liga më e mirë në botë dhe e arrita ëndrrën time duke luajtur për Uolvdes. Por pastaj, kur arrin një ëndërr, një fazë tjetër hapet, një nivel tjetër, një hap tjetër dhe kur arrita në Liverpul e dija se ishte e mundur të fitoja Premier Ligën. Dhe në fund e bëra”.

Në një fragment tjetër, Diogo Jota u shpreh 20 ditë më parë: “Që nga momenti që kam ardhur, kam pasur gjithmonë një rol të rëndësishëm në ekipe gjatë viteve me Klop dhe tani me Slot. Fitimi i Premier Ligë është një moment që do ta kujtoj përgjithmonë, është një rezultat i jashtëzakonshëm”.

PANORAMASPORT.AL