Fri, Jul 4, 2025

‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve

  • PublishedJuly 3, 2025
‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve

Aktivistët e “Qëndresës Qytetare” protestuan të enjten përpara Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit lidhur me zjarrin që përfshiu fushën e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit në fillim të javës, por edhe ndaj rasteve të ngjashme në qytete të tjera të vendit.

Aktivistët fajësuan institucionet për mosreagim dhe e quajtën Ministrinë e Mjedisit si “Ministria e Tymit dhe e Ndotjes”.

“Ndërkohë që qytetarët thithin helmin, qeverisësit dhe kjo ministri sistematikisht kanë dështuar. Dështon të menaxhojë bombat mjedisore dhe shëndetësore,” tha nga Qëndresa Qytetare, duke iu referuar djegies së mbetjeve.

“Ministria dështon të fikë zjarret, dështon të nxjerrë përgjegjësit, dështon të marrë masat për mbrojtjen e qytetarëve”, shtoi Qiraxhi.

Fusha e mbetjeve në Elbasan po digjet prej tre ditësh, teksa më herët edhe fusha e mbetjeve në Vlorë është djegur disa herë rradhazi, duke shkaktuar ndotje të madhe të këtyre qyteteve.

Aktivistët i quajtën këto zjarre si “jo të rastësishme”, teksa fajësuan më tej projektet e dështuara të inceneratorëve në vendin tonë.

“Zjarret e përsëritura në fushtat e mbetjeve në Tiranë, Vlorë, Elbasan janë shumë më tepër se ngjarje të rastësishme. Ato janë pasoja të një krize që e ka emrin ‘projekte të dështuara inceneratorësh’”, tha , aktivist dhe njëkohësisht banor në afërsi të Elbasanit.

“Ndërsa vendi digjet, institucionet heshtin, banorët konsumojnë helmin, zjarrëfikset përballen me pasojat”, tha Demiri.

Ai shtoi se përveç oxhakut të Metalurgjikut që ka ekzistuar prej vitesh, tanimë banorëve të Elbasanit do u duhet të durojnë edhe një oxhak tjetër i cili ndizet sa herë që ngrihen temperaturat.

“Pse ky incenerator nuk funksionon prej kohësh, por vazhdon të paguhet, pse duhet të grumbullohen të gjithë këto mbetje e të bëhet një mal me mbeturina që digjen më pas”, u shpreh Demiri.

Demiri tha se një hetim i menjëhershëm duhet kryer prej prokurorisë në mënyrë që të nxirren para ligjit përgjegjësit, të cilët po rrezikojnë shëndetin e banorëve të zonës.

“Elbasani nuk është një kosh mbeturinash. Shëndeti ynë nuk është i negociueshëm”, përfundoi ai.