Thu, Jul 3, 2025

Suge Knight rrëfen: Tupac nuk donte të jetonte më, i kërkoi nënës ta ndihmonte të vdiste

  • PublishedJuly 3, 2025

Suge Knight rrëfen: Tupac nuk donte të jetonte më, i kërkoi nënës ta ndihmonte të vdiste

Në një rrëfim për People, Suge Knight, ish-drejtuesi i labelit “Death Row Records” dhe miku i ngushtë i Tupac Shakur, ka ndarë detaje të papublikuara më parë nga momentet e fundit të jetës së reperit legjendar.

Knight, që ndodhej në timonin e makinës natën e sulmit në Las Vegas më 1996, tregon se fillimisht Tupac ishte i vetëdijshëm, fliste dhe bënte shaka në spital, pavarësisht plagëve të rënda. “Më kërkoi cigare hashashi. Madje donte edhe Hennessy. I thoshim njëri-tjetrit ‘Të dua’, si dy vëllezër,” rrëfen ai.

Por atmosfera ndryshoi. Tupac filloi të ndjente peshën e gjithçkaje: atentati, rrahja në MGM, frika se do të përfundonte sërish në burg. Sipas Knight, ai ishte i vendosur: “Do të vdes para se të kthehem prapë aty. Më qëllo.”

Vetëvrasjen nuk e shihte si zgjidhje, pasi besonte se do ta largonte nga parajsa. Në vend të kësaj, sipas Knight, Tupac iu drejtua të vetmes që mund të merrte një vendim të tillë, nënës së tij, Afeni Shakur.

Ai i bëri asaj një lutje të fundit: ta ndihmonte të vdiste. Knight pohon se Afeni ia plotësoi dëshirën dhe i dha pilula, një akt që ai e përshkruan si “tragjik, por plot mëshirë”.

Familjarët e Tupac nuk janë prononcuar lidhur me këto pretendime. Por rrëfimi i Knight shton një tjetër shtresë emocionale në historinë e ndërlikuar dhe të dhimbshme të Tupac Shakur.