Fri, Jul 4, 2025

Luajtën bashkë te Liverpuli, Xherdan Shaqiri reagon pas lajmit tragjik për vdekjen e Jotës: U prehsh në paqe vëlla

  • PublishedJuly 3, 2025

Luajtën bashkë te Liverpuli, Xherdan Shaqiri reagon pas lajmit tragjik për vdekjen e Jotës: U prehsh në paqe vëlla

Mesfushori i njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka reaguar me dhimbje pas ndarjes tragjike nga jeta të futbollistit portugez Diogo Jota. Në një postim të shkurtër, por emocional në rrjetet sociale, Shaqiri ka ndarë dhimbjen për humbjen e ish-shokut të skuadrës.

“U prehsh në paqe vëlla,” shkroi Shaqiri, duke bashkangjitur një foto të Jotës në fanellën e Liverpoolit.

Dy futbollistët luajtën së bashku në sezonin 2020/2021 te Liverpool, ku ndanë fushën e blertë dhe momente suksesi në kampionatin anglez.

Humbja e Jotës, vetëm dhjetë ditë pas martesës së tij, ka tronditur botën e futbollit. Ai ka lënë pas gruan dhe tre fëmijët e tij, ndërsa reagime të shumta nga kolegë, tifozë dhe figura të njohura të sportit kanë ‘pushtuar’ rrjetet sociale.

shaqiri