Fri, Jul 4, 2025

Sekuestro prej 4 mln eurosh nga SPAK, babai i Suel Çelës: Janë të justifikuara, kam prova ligjore

  • PublishedJuly 3, 2025

Sekuestro prej 4 mln eurosh nga SPAK, babai i Suel Çelës: Janë të justifikuara, kam prova ligjore

Petrit Çela, babai i Suel Çelës, ka reaguar pas njoftimit të SPAK dhe autoriteteve italiane për sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 4 milionë euro në Verona, të dyshuara si të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës.

Në një komunikim telefonik me gazetaren Klodiana Lala, Çela mohoi kategorikisht që pasuritë të kenë lidhje me aktivitet kriminal, duke deklaruar se ka nisur aktivitetin e tij 34 vite më parë dhe se çdo pasuri që zotëron është e ligjshme.

“Pasuritë në Itali janë hetuar më parë dhe unë disponoj tre vendime gjykate që provojnë ligjshmërinë e tyre”, u shpreh Çela.

Ai reagoi gjithashtu ashpër ndaj mediave, duke i akuzuar se po “i nxijnë jetën” me lajme të pavërteta dhe sulme të vazhdueshme publike.

“Do ta ndjek betejën ligjore deri në fund. Do të bëj publike të gjitha dokumentet që provojnë se pasuria ime është e ndërtuar me punë të ndershme”, tha më tej Çela.