Fri, Jul 4, 2025

“Shqipëria është inkubator krimi”, analisti Lubonja për debatin Rama-Farage: Show me IA!

  • PublishedJuly 3, 2025

“Shqipëria është inkubator krimi”, analisti Lubonja për debatin Rama-Farage: Show me IA!

Analisti Fatos Lubonja komentoi në emisionin “Log.” në News24 debatin e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage, i zhvilluar në platformën X.

Sipas Lubonjës, ky debat është më shumë një shou i ndërtuar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, pa ndonjë vlerë reale për qytetarët shqiptarë.

Ndër të tjera, ai tha se problemi thelbësor është se “Shqipëria është kthyer në një inkubator krimi”, ku, sipas tij, pastrohen paratë e kriminelëve dhe trafikantëve shqiptarë që veprojnë në Evropë.

Fatos Lubonja: Shikojmë këto që hedh ky me AI, ky trupi kështu. Dhe nuk merrem me thelbin e gjësë. Që del nga ky debat. Shqetësimi më i madh që ky zotëria thotë 1 në 50 janë në burgje. Dhe sipas shifrave 10% e të huajve janë shqiptarë në burgjet britanike. Kjo është shqetësuese dhe me këtë duhet të merremi. Shqipëria është bërë inkubator krimi. Këtu është çështja.

Një vend me 2 milion banorë prodhon kriminel më tepër se Brazili që është 212 mln banorë dhe Kolumbia 15 mln. Kriminelët pastrojnë paratë këtu, na kanë zaptuar territorin dhe ky zotëria kryeministër në vend që të mbajë përgjegjësi pse jemi bërë inkubator krimi, na bën shou me Farage shiko se gjasme ja hodha Farage. Këtë e kam shqetësim. Shifrat që i ka zotëria i ka në rregull sipas ministrisë së Brendshme. Ç’janë këta shqiptarë ilegalë që rrinë në të zezë. Nëse janë 300 mijë. Zotëria është përgjegjës që e ka shndërruar Shqipërinë në inkubator krimi.