Sat, Jul 5, 2025

Fair Play Financiar/ Milan dhe Inter “marrin frymë”, rrezikojnë Chelsea, Barcelona dhe Roma

  • PublishedJuly 5, 2025

Fair Play Financiar/ Milan dhe Inter “marrin frymë”, rrezikojnë Chelsea, Barcelona dhe Roma

Janë marrë vendimet e para nga Dhoma e Kontrollit Financiar të Klubeve të UEFA-s (CFCB), e cila ka shpallur gjobat për klubet e monitoruara gjatë sezonit 2024-2025 në lidhje me fair play-in financiar.

Milani dhe Interi marrin frymë lirisht, por Roma jo. Sipas komunikatës zyrtare, klubi verdhekuq ka tejkaluar pak objektivin financiar të vendosur për vitin fiskal 2024 dhe për këtë arsye është dënuar me një gjobë prej 3 milionë eurosh.

Roma është një nga 10 klubet nën marrëveshje rregulluese me UEFA-n. Mes klubeve të tjera përmenden:
Hajduk Split, Aston Villa, Chelsea, Barcelona dhe Olympique Lyon, të cilat kanë pranuar marrëveshje transaksioni me CFCB për një periudhë prej 2, 3 ose 4 vjet, në varësi të aftësisë së tyre për të respektuar rregullat brenda një afati të caktuar. Qëllimi është që klubet të jenë në përputhje të plotë me rregulloren e fitimeve deri në fund të periudhës përkatëse (2026/27 për 2 vjet, 2027/28 për 3 vjet, 2028/29 për 4 vjet).

Chelsea është klubi me deficitin më të madh, me 80 milionë euro për të mbuluar, të ndara në katër këste nga 20 milionë deri në vitin 2029.
Pas tij vijnë:

  • Barcelona me 60 milionë euro
  • Lyon me 50 milionë euro (dhe rrezikon përjashtimin nga garat europiane në 2025/26 nëse bie në Ligue 2)
  • Aston Villa me 20 milionë euro
  • Hajduk Split me 1.2 milionë euro.


AlbaniaWeb.net