Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Pogradecit, zbardhen detajet e para! Ja çfarë dyshohet
Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në ujërat e liqenit të Pogradecit. Policia Kufitare ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur nxjerrjen e trupit në breg, ndërsa vijojnë përpjekjet për identifikimin e viktimës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një shtetas të moshuar, megjithatë identiteti i tij nuk është konfirmuar ende nga autoritetet.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.