Tentoi të trafikojë armë në Shqipëri, arrestohet 28-vjeçari nga Prizreni në pikën kufitare të Morinës
Policia Kufitare në Morinë ka goditur një rast të tentativës për trafikim të armëve të zjarrit në territorin shqiptar.
Gjatë një kontrolli të imtësishëm në pikën kufitare, u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 28 vjeç, banues në Prizren, pasi në automjetin e tij tip “Benz” u gjet e fshehur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Automjeti dhe sendet e paligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi i policisë:
Morinë, Kukës
Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, në Shqipëri.
Arerstohet në flagrancë drejtuesi i automjetit ku u gjet e fshehur arma e zjarrit pistoletë.
Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe automjeti.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. S.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 28 vjeç, banues në Prizren, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
