Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shkodër, automjeti përplaset me kamionin mbeturinave
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Shkodër, ku një automjet që shërbente si taksi është përplasur me një kamion mbeturinash.
Si pasojë e përplasjes së fortë, shoferi i taksisë ka mbetur i bllokuar në mjet. Ai është nxjerrë me ndihmën e shërbimeve të emergjencës dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.