Tue, Jul 8, 2025

La Liga “thërret” Asllanin, në Spanjë zbulojnë detaje nga oferta e Real Betis, vjen reagimi i mesfushorit kuqezi

  • PublishedJuly 8, 2025

La Liga “thërret” Asllanin, në Spanjë zbulojnë detaje nga oferta e Real Betis, vjen reagimi i mesfushorit kuqezi

Në shtëpinë zikaltër dyshimet janë të mëdha në lidhje me mesfushën, me regjinë e ekipit, pasi me “valixhe” në duar nuk është vetëm Calhanoglu, por dhe Asllani. Një ditë më parë, Sky Sport bëri me dije se për mesfushorin kuqezi ka një interesim konkret nga La Liga, ku ekipi i Real Betis po kryen sondazhe, ka kërkuar informacione për futbollistin shqiptar.

AS, e përditshmja spanjolle, zbulon të tjera detaje në lidhje me këtë opsion. AS shton se ekipi spanjoll është gati të investojë deri në 10 milionë euro për Asllanin, por kjo ofertë është shumë larg asaj që pretendon Inter, me zikaltërit që vlerësojnë kartonin e tij me 18-20 milionë euro. Sigurisht, drejtuesit e klubit nga Milano nuk kanë ndërmend të lëshojnë nën kosto një lojtar për të cilin investuan afro 15 milionë euro në verën e vitin 2022 për ta transferuar nga Empoli.

Asi
Asi

Pavarësisht se mes ofertës dhe kërkesës ka një diferencë të madhe, në Spanjë besojnë se Inter dhe Real Betis mund të gjejnë një akord financiar, por pengesë kryesore në këtë pikë është kthyer vetë lojtari.

Mësohet se Asllani, më saktë përfaqësuesit e tij, e kanë refuzuar në mënyrë të prerë opsionin për një transferim në La Liga, tek ekipi i Real Betis. Kujtojmë që Asllani ka një kontratë me Inter deri në 2028, por është e qartë se mesfushori nuk bën pjesë në planet e klubit, të paktën jo për momentin, pasi kanë nxjerr në shitje kartonin e tij.

()


AlbaniaWeb.net