Wed, Jul 9, 2025

Lorde rrëfen krizën që gati i dha fund karrierës: Mendova se muzika ishte pas meje

  • PublishedJuly 8, 2025

Lorde rrëfen krizën që gati i dha fund karrierës: Mendova se muzika ishte pas meje

Lorde ka zgjedhur të flasë pa filtra për periudhën më të errët të jetës së saj, duke treguar se në fillim të vitit 2023 ishte pranë largimit përfundimtar nga muzika. Në një intervistë për BBC Radio 1, këngëtarja 28-vjeçare tha se ishte e zhytur në një boshllëk emocional, ku e gjithë vëmendja e saj ishte përqendruar obsesivisht tek ushqimi, pesha dhe stërvitja, deri në atë pikë sa krijimtaria u zhduk plotësisht.

“Nuk më vinte më asnjë ide. Nuk mendoja më për këngë. Ishte si të humbisja lidhjen me vetveten,” rrëfeu ajo.

Por gjithçka nisi të ndryshonte kur ajo vendosi të çlirohej nga kjo mënyrë e pashëndetshme jetese. “Sapo lashë pas këtë fiksim, muzika nisi të më vinte natyrshëm,” tha Lorde, duke reflektuar mbi një proces të gjatë shërimi që e riktheu në skenë, më e qartë, më e fuqishme dhe më e vërtetë se kurrë më parë.