Wed, Jul 9, 2025

Gruda nderon Egnatian në Champions, natë magjike në Rrogozhinë

  • PublishedJuly 9, 2025

Gruda nderon Egnatian në Champions, natë magjike në Rrogozhinë

Egnatia triumfon 1-0 në aktin e parë përballë Breidablik, por ky rezultat i rri ngushtë ekipit të Tetovës, me rrogozhinasit që prodhuan një volum të lartë, krijuan disa raste të pastra për gol, por ishin të pafat. Në sfidën e tyre të parë në “Arena Egnatia”, në një ndeshje Champions League, Egnatia argëtoi afro 5 mijë tifozë me lojën e shfaqur kundër islandezëve, por ky sukses minimal lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, me kampionët shqiptar që udhëtojnë drejt ishullit me një avantazh të rëndësishëm në “xhep”.

Egnatia mori menjëherë kontrollin e lojës duke iu afruar golit të avantazh në minutën e 18-të me Regi Lushkjan. Fantizisti ishte një rrezik konstant, ku në pjesën e parë provoi në çdo formë të gjente golin e avantazhit. Me islandezët që më shumë u përpoqën të dilnin pa pësuar nga ky takim, historia nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë, me Egnatia që spostoi rivalët në gjysmëfushë. Në minutën e 57-të, Bakajoko nuk arriti në kohë të devijonte një top të bukur të futur në qendër. Rrogozhinasit ishin dhe të pafat si në minutën e 75-të ku goditja e Poçit në limitet e zonës së rreptësisë u përplas në traversë.

Menjëherë pas këtij momenti, trajneri Tetova hodhi në fushë edhe afrimin e tyre të zhurmshëm, Ildi Gruda. Atëherë kur gjërat po shkonin drejt fundit, në minutën e 93-të, Gruda u shkëput shpejt me një goditje të saktë realizoi golin e shumë kërkuar duke bërë që stadiumi të shpërthente në festë. Ky gol i Grudës mban të ndezur objektivin e Egnatias për të kaluar turin e parë në kualifikueset e Champions League.

Panorama Sport
Panorama Sport

“Natë magjike në Rrogozhinë. Egnatia mund Breidablikun falë një goli në minutën e 93-të”, shkruan Panorama Sport në faqen e parë.

()


AlbaniaWeb.net