Aksioni i IKMT-së në Theth, flet mes lotësh banori aftësi të kufizuara mes lotësh: Kemi hedh shpenzimet e gjithë jetës, kemi hyre në borxh! Investimi është bërë siç na e kanë kërkuar
Një banor me aftësi të kufizuara në zonën turistike të Thethit ka folur mes lotësh për mediat, teksa Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje.
Ai shprehet se toka ku ndodhet shtëpia është pronë e tij trashëgim, jo e blerë, dhe se ka aplikuar për leje ndërtimi, por kërkesa nuk është pranuar.
“Kemi hedhur shpenzimet e gjithë jetës, kemi hyrë në borxh, dhe tani po na i prishin. Janë shtëpi druri, pa beton, thjesht dru në tokën time. Kemi aplikuar për leje, por nuk na e japin, më thonë të presim 20 vjet. Toka është e imja, jo e blerë, trashëgimi.”
Banori thekson se ndërtimet janë bërë sipas udhëzimeve që kanë marrë, pa përdorur beton, dhe bën thirrje që shteti të vijë ta verifikojë situatën.
“Kam investuar ashtu si më kanë kërkuar, pa beton, vetëm dru. Të vijnë e ta shohin vetë, nuk ka asnjë pëllëmbë beton,” shton ai.
Me lot në sy, ai shpreh shqetësimin për të ardhmen e familjes së tij: Kërkojmë nga shteti që të mos na i prishë, se nëse na i shembin, ngelim në rrugë. Kjo është e vetmja rrugë, vetëm me vdekje na ka mbetur. Familja ime nuk ka çfarë të bëjë më këtu. Të gjitha lekët janë investuar këtu, me borxh, pension, gjithçka bashkë.
Banori përfundon me një thirrje për drejtësi dhe mirëkuptim “Synojmë që shteti të na lejojë të jetojmë, sepse ne jemi këtu prej brezash. Kam investuar siç më kanë kërkuar, nuk kam çfarë të ndërtoj më. Lekët kanë ikur, nuk kemi më asgjë.”