Adis Patushi thyen heshtjen mes aludimeve për ndarjen nga Fifi
Në mes të zërave që prej ditësh kanë qarkulluar rreth një ndarjeje të mundshme me Fifin ka ardhur më në fund reagimi i parë nga bashkëshorti i saj, Adis Patushi. Ai ka zgjedhur të mos flasë drejtpërdrejt, por të shprehë ndjenjat e tij në mënyrë të ndjeshme dhe simbolike, përmes një poezie të njohur të Agim Doçit, te postuar nga ICONSTYLE në Instagram.
“Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë
Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë
Doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë
Vetëm më iku, jeta e tërë…”
Ky mesazh i heshtur, por emocionalisht i ngarkuar, është interpretuar nga ndjekësit si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës që po përjeton çifti. Ndonëse nuk ka asnjë përmendje të drejtpërdrejtë për Fifin apo ndarjen, përzgjedhja e vargjeve lë të kuptohet një ndjenjë reflektimi, keqardhjeje apo boshllëku emocional.