Trump flet për armëpushim të mundshëm në Gaza: Kemi një mundësi reale për paqe këtë ose javën tjetër
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka lënë të hapur një dritare shprese për përfundimin e luftimeve në Rripin e Gazës, duke deklaruar se “ekziston një mundësi shumë e mirë” që të arrihet një armëpushim brenda ditëve në vijim.
Deklarata e tij erdhi pas takimit të zhvilluar të martën në Uashington me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, një bisedë intensive që pasoi takimin e mëparshëm vetëm një ditë më parë.
“Kemi një mundësi reale për paqe këtë apo javën që vjen,” u shpreh Trump para gazetarëve, duke theksuar përkushtimin amerikan për të ndërmjetësuar ndalimin e përshkallëzimit në Lindjen e Mesme.
Dy liderët diskutuan zhvillimet e fundit në Gaza dhe skenarët për një ndërprerje të zjarrit që do të sillte një lehtësim për civilët dhe një stabilitet të përkohshëm në rajon.