Sat, Dec 27, 2025

Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, dhunoi brutalisht një çift të moshuarish në Fier! Familjarët shpërthejnë në gjykatë

Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, dhunoi brutalisht një çift të moshuarish në Fier! Familjarët shpërthejnë në gjykatë
  • PublishedJuly 9, 2025

Gjykata e Fierit ka dënuar me 12 vite burg Ilir Nukajn, i cili dhunoi brutalisht një çift të moshuarish në fshatin Povelçë, në tetor të vitit 2024, duke shkaktuar vdekjen e 80-vjeçarit Namik Rustemi.

Sipas burimeve zyrtare, trupa gjykuese me kryesuese Klodiana Kryeziun dhe anëtarë Noel Veizin e Alfred Konomin vendosi ta shpallë fajtor të pandehurin për “plagosje të rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”, bazuar në nenin 88/2 të Kodit Penal. Ndërsa Prokuroria kishte kërkuar 10 vite burgim, gjykata vendosi një dënim më të rëndë – 12 vite.

Vendimi u prit me zemërim dhe tension nga familjarët e viktimës, të cilët kanë shpërthyer në fyerje dhe kërcënime ndaj trupit gjykues brenda sallës. Situata ka agravuar më tej kur mbesa e të ndjerit, e shoqëruar nga policia, ka kundërshtuar daljen nga ambientet e gjykatës dhe ka thyer xhamin e derës kryesore. Prokuroria e Fierit ka nisur një procedim penal edhe ndaj saj.