Pas gati 48 orësh kërkimesh intensive, gjendet trupi i pajetë i kapitenit që u mbyt duke shpëtuar turistët izraelitë
Pas gati 48 orësh kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali, i cili u mbyt më 8 korrik, gjatë një aksidenti në ujërat shqiptare.
Trupi i 51-vjeçarit u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, i cili rifilloi që në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00.
Sipas të dhënave paraprake, Anamali dyshohet se u mbyt teksa tentoi të shpëtonte dy turistë izraelitë që kishin rënë në ujë. Turistët u nxorën në kohë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.