Trajneri i Sivasspor: Manaj është lojtar i skuadrës tonë, duket entuziast
Gjërat për Sivasspor në sezonin që kaloi nuk kanë shkuar siç duhet. Skuadra ra nga kategoria, ndërsa disa prej lojtarëve kërkuan largimin nga ekipi, për këtë motiv.
Mes tyre edhe Rey Manaj, me sulmuesin e kombëtares që është në kërkim të një skuadre ku do të mund të tregojë veten. Për Manaj ka folur së fundmi, trajneri i Sivasspor, Osman Korkmaz.
“Rei Manaj është lojtari ynë aktualisht. Po punon me ekipin, plotësisht i motivuar dhe shumë entuziast. Nga ana tjetër, po ndjekim procesin e transferimit të tij”, tha Korkmaz.