Fri, Jul 11, 2025

PAMJE/ Shuhen flakët në banesën pranë Pazarit të Ri! Vetëm tym në zonë, s’ka të lënduar

  • PublishedJuly 10, 2025

PAMJE/ Shuhen flakët në banesën pranë Pazarit të Ri! Vetëm tym në zonë, s’ka të lënduar

Është shuar zjarri që përfshiu pasditen e sotme banesën e Nermin Stermasit, pranë Pazarit të Ri në Tiranë. Flakët shpërthyen brenda shtëpisë dhe zjarrfikësit luftuan me to për afro një orë, duke arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë plotësisht.

Në zonë ka mbetur vetëm tymi, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Bëhet fjalë për një ndër banesat e vjetra të kryeqytetit, me çati qerpiçi, çka ndihmoi përhapjen e flakëve, të favorizuara edhe nga era e fortë që ka fryrë gjatë ditës. Shtëpia ndodhet në rrugën “Tefta Tashko Koço”, në një zonë me ndërtesa të tjera private, gjithashtu të vjetra dhe me çati të ngjashme, por që nuk janë prekur nga zjarri.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të sqarohen nga hetimet.