Meta bën rekurs në Kushtetuese për lirimin nga burgu! Kërkon rrëzimin e vendimeve të Apelit dhe Gjykatës së Lart
Ilir Meta ka bërë rekurs në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Lartë që më 27 shkurt e la në burg.
Nëpërmjet avokatit të tij, Kujtim Cakrani, kreu i Partisë së Lirisë kërkon lirimin nga qelia dhe shfuqizimin e vendimeve të mëparshme, përfshirë atë të 19 nëntorit 2024, kur Apeli i GJKKO konfirmoi masën e sigurisë.
Meta ndodhet i izoluar në burgun 313 në Tiranë prej 21 nëntorit të vitit të kaluar. Ai po hetohet për aferën CEZ-DIA, të lidhur me periudhën kur LSI ishte në qeverisje me PD-në, si dhe për kontratat lobuese në Shtetet e Bashkuara.