Fri, Jul 11, 2025

Shpat Kasapi foli për raportin me Selvijen, ajo i përgjigjet me një mesazh thumbues!

  • PublishedJuly 10, 2025

Shpat Kasapi foli për raportin me Selvijen, ajo i përgjigjet me një mesazh thumbues!

Prej disa javësh, rrjetet sociale janë ndezur nga aludimet për një ndarje mes Shpat Kasapit dhe partneres së tij, Selvije Jao. E ndërsa fansat prisnin një konfirmim apo mohim, këngëtari vendosi të flasë hapur.

I ftuar në emisionin “Kosova Live”, Shpati tha se nuk bëhet fjalë për ndarje, por për një krisje në marrëdhënien e tyre.
Ai theksoi se Selvija është një person shumë emocional dhe shpesh zgjedh t’i shprehë ndjesitë përmes postimeve në rrjet, çka sipas tij, ka ngjallur keqkuptime.

Por duket se Selvija nuk e ka përtypur lehtë deklaratën. Me një postim të shkurtër, por shumë domethënës në InstaStory, ajo shkroi:
“Sa prej jush ia keni ruajtur dikujt reputacionin, vetëm duke mos treguar anën tuaj të historisë?”

Mesazhi u interpretua gjerësisht si një thumb ndaj Shpatit, duke lënë të kuptohet se ajo mban brenda vetes një version tjetër të ngjarjeve, një histori që, nëse do të ndahej, mund të ndryshonte gjithë panoramën.