VIDEO/ Disfatë zhgënjyese! Vllaznia katranos gjithçka, letonezët e Daugavpils triumfojnë në “Elbasan Arena”
Disfatë zhgënjyes e Vllaznisë në raundin e parë të Ligës së Konferencës. Edhe pse favoritë aboslutë në letër, shkodranët e Edi Martinit, u mposhtën me rezultatin 0-1, në duelin e parë nga letonezët e Daugavpils.
Në pjesën e parë Vllaznia u shfaq më kërkuese duke iu afruar golit me Dodajn, por pa sukses.
Teksa kuqeblutë ishin hedhur në sulm në kërkim të golit, ishte Lizunovs, i cili në minutën e 85-të përshëndeti rrjetën, duke shtangur të gjithë.
Pavarësisht humbjes, Vllaznia do të tentojë gjithçka për gjithçka, në duelin e kthimit që luhet pas 1 jave në Letoni.
FT: VLLAZNIA-DAUGAVPILS 0-1
Lizunovs 85′
KOMENTI LIVE:
Mbyllet sfida!
90+4′ Gurishta provon të shënojë golin e barazimit, por tentativa e tij ndalet nga portieri.
90′ Akordohen 4 minuta shtesë!
85′ GOL DAUGAVPILS 0-1/ Dramë në “Elbasan Arena”, miqtë gjejnë golin e avantazhit me anë të Lizunovs, që me kokë e dërgon topin në rrjetë (VIDEO)
83′ Provon edhe Bekim Balaj me një diagonale nga e djathta, por tentativa e tij grushtohet nga portieri. (VIDEO)
73′ Martini kryen edhe 2 zëvendësime të tjera, largohet Sala dhe Kruja në lojë Mala dhe Hakaj.
66′ Zëvendësim i parë te Vllaznia, largohet Krymi në fushë Mensah.
55′ Qato lëshon një predhë me të majtën. gjuajtja e mesfushorit grushtohet nga portieri (VIDEO)
53′ Rrezikshëm Vllaznia me Salën, tentativa e tij me kokë shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
50′ Qato provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi traun e portës.
46′ Starton pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 3 minuta shtesë!
40′ Shpëton për mrekulli porta e letonezëve, skuadra mike për pak sa nuk shkakton autogol. (VIDEO)
37′ Sërish rrezikshëm Vllaznia me Dodajn, por talenti shkodran ndalet për herë të dytë në pak minuta nga portieri kundërshtar. Minuta të mira për shkodranët (VIDEO)
35′ Rast ideal i Vllaznisë, me Dodajn, i cili del i vetëm përballë portierit pas asistit të Qatos, por tentativa e tij ndalet me këmbë nga portieri kundërshtar. (VIDEO)
25′ Pranë golit Vllaznia, me Arsid Krujën, që provon me një gjuajtje befasuese nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit (VIDEO)
23′ Lizunovs është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar ndaj Gurishtës.
15′ Dueli nis i qetë me Vllazninë që shfaqet më kërkuese, por mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.
1′ Starton sfida në “Elbasan Arena”
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL