Sat, Jul 12, 2025

Pas kërkesës për dorëheqjen e kryetarëve të njësive administrative, kryeministri Edi Rama kërkon edhe ndryshimin e nënkryetarëve të bashkive

  • PublishedJuly 11, 2025

Pas kërkesës për dorëheqjen e kryetarëve të njësive administrative, kryeministri Edi Rama kërkon edhe ndryshimin e nënkryetarëve të bashkive

Pas kërkesës për dorëheqjen e kryetarëve të njësive administrative, kryeministri Edi Rama ka kërkuar edhe ndryshimin e nënkryetarëve të bashkive.

Gjatë një takimi me kryebashkiakët e vendit, të mbajtur në Durrës, Rama kritikoi hapur nënkryetarët, duke i cilësuar të “lodhur” dhe “të rraskapitur”, dhe bëri thirrje për një rifreskim të thellë të këtij niveli drejtues.

“Te nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh, sepse dhe nga mënyra si qeshët ishte shumë e qartë që edhe ju vetë e ndjeni se mezi po i mbani në krah ata. Nuk besoj se ndonjëri prej tyre është tani në terren”, u shpreh kryeministri.

Edi Rama: Meqë ra fjala dhe nënkryetarët është mirë të ndryshojnë sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur, se ju qeshni, qeshni se kuptoni se juve s’ndryshoni dot por edhe dy vjet keni, si të doni. I shoh shumë të lodhur Pjerin nënkryetarët e tu. S’ të lë unë të ikësh ty… Në nderin tënd është ti shkarkosh të gjithë.

Te nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh se dhe nga mënyra si qeshët ishte shumë e qartë që edhe ju vetë e ndjeni se mezi po i mbani në krah ata. S’ besoj se ndonjëri nga ata është tani në terren.