Sat, Jul 12, 2025

Ultimatum, Rama paralajmëron tregtarët: Nga e hëna sekuestrohet çdo produkt bulmeti pa faturë

  • PublishedJuly 11, 2025

Ultimatum, Rama paralajmëron tregtarët: Nga e hëna sekuestrohet çdo produkt bulmeti pa faturë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë tregtarët që shesin produkte bulmeti pa faturë, duke njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë sekuestrimi i menjëhershëm i çdo shisheje qumështi dhe produkti tjetër bulmeti që qarkullon jashtë skemës fiskale.

Në përfundim të një maratone takimesh, kreu i qeverisë theksoi se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ndërmarrë fushata sensibilizuese për tregtarët, por paralajmërimet kanë marrë fund.

“Drejtoria e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gjë, sepse duke filluar nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo lloj shisheje qumështi pa faturë dhe çdo lloj bulmeti pa faturë,” deklaroi Rama.

Ai e cilësoi këtë praktikë si të papranueshme jo vetëm në aspektin ligjor, por edhe si një rrezik serioz për shëndetin publik, veçanërisht gjatë muajve të verës kur temperaturat e larta mund të çojnë në helmime ushqimore.

“Nuk ka më paralajmërime, por vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti pa faturë në çdo dyqan apo pikë shitjeje,” tha ndër të tjera Kryeministri.

Edi Rama: Përpara se ta mbyllim këtë maratone, dua të sjell në vëmendje dhe faktin se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gje, sepse duke filluar nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo lloj shisheje qumështi pa faturë dhe çdo lloj bulmeti pa faturë. Është përveç se e patoluerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor, është edhe shumë e rrezikshme në këtë fazë të vitit me këto temperature që mund të shkaktojnë larg qoftë helmime që janë plotësisht të evitueshme. Nga e hëna e ardhshme nuk ka më paralajmërime por vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti pa faturë në çdo dyqan etj etj.