Espanyol heq dorë nga Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares ka oferta të tjera. Vendoset brenda dy javësh
Një sezon i fundit i mirë pas një viti të tërë makth te Espanyol, me një dëmtim serioz dhe një përvojë jo shumë emocionuese te Sassuolo. Marash Kumbulla është rikthyer te Roma dhe do të stërvitet nën drejtimin e Gian Piero Gasperini të dielën, por e ardhmja e tij mbetet paksa në pikëpyetje.
Për momentin, ai po qëndron – Të jemi të qartë: askush nuk do ta largojë qendërmbrojtësin shqiptar, veçanërisht atë, pasi trajneri i ri i verdhekuqve ka shumë pak mbrojtës në dispozicion. Ky reaprt duhet të forcohet, padyshim, por ekziston edhe çështja se kush mund të ndihmojë ende: ky është pikërisht rasti i ish-lojtarit të Hellas Veronas, i cili u rikthye nga një periudhë huazimi te Espanyol.
Në Katalonjë, Max e gjeti veten përsëri, duke filluar dhe duke luajtur një sezon të fortë, madje duke shënuar tre gola në 35 ndeshje. Bardheblutë spanjollë do të donin ta rikthenin atë, por në konferencën për shtyp të së enjtes, Drejtori Sportiv Garagarza ishte shumë i qartë: “Sot, rikthimi i tij duket si një opsion i papritur, dhe pastaj pas dy javësh, nuk e di.”
Oferta – Drejtori sportiv shtoi më pas një detaj domethënës: “Ai është një mbrojtës që e duam, por ka pasur oferta dhe nuk jam optimist. Mund t’ju siguroj se nuk kemi bërë asnjë gjë për të.” Roma ka pasur oferta për Kumbulla-n, sipas Garagarza-s. Në fakt, disa klube të La Ligas (dhe të tjera) kanë bërë hetime paraprake për futbollistin e Kombëtares shqiptare. Kërkesa për informacion, por asgjë më shumë për momentin. Prandaj, tani për tani, Marashi do të fillojë sezonin 2025-26 me Romën, pastaj do të shohim. Ndoshta gjithçka do të ndryshojë brenda dy javësh…
()