Sun, Jul 13, 2025

Zyrtarizohet marrëveshja, Enis Bardhi nënshkruan me ekipin e ri

  • PublishedJuly 12, 2025

Zyrtarizohet marrëveshja,  Enis Bardhi nënshkruan me ekipin e ri

Enis Bardhi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Bodrumsporit, por do të vazhdojë të luajë në Superligën e Turqisë. Mesfushori me tipare sulmuese është transferuar te skuadra e Koniaspor.

Shqiptari i cili është pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, me Koniasporin ka nënshkruar kontratë dyvjeçare. 

“E mirëpresim Enis Bardhin dhe i urojmë suksese me fanellën tonë. Bardhi do të veshë fanellën me numrin 10 në ekipin tonë”, ka shkruar Koniaspori në faqen zyrtare. 

30-vjeçari Bardhi pjesë e Bodrumsporit ishte për gjashtë muaj. Në Turqi më herët ka luajtur edhe për Trabzonsporin. Karrierë ka bërë edhe te Levante dhe Ujpesti. 

 

 


AlbaniaWeb.net