“Dua shumë të kem fëmijë!” – Dua Lipa flet për fejesën me Callum Turner dhe dëshirën për të ndërtuar familje: Vendimi për të plakur bashkë, për të ndarë një jetë dhe për të qenë…
Dua Lipa ka folur hapur për herë të parë rreth planeve të saj personale – nga dëshira për t’u bërë nënë, deri te martesa me aktorin britanik Callum Turner. Në një intervistë për British Vogue, këngëtarja 29-vjeçare e origjinë shqiptare zbuloi se është zyrtarisht e fejuar dhe se është e emocionuar për kapitullin e ri në jetën e saj.
“Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese,” u shpreh ajo.
“Vendimi për të plakur bashkë, për të ndarë një jetë dhe për të qenë… miq më të mirë përgjithmonë, është një ndjenjë vërtet e veçantë.”

Mëmësia në horizont
E pyetur për dëshirën për të pasur fëmijë, Lipa u tregua e sinqertë:
“Do të doja shumë të kem fëmijë një ditë. Thjesht nuk e di kur do të jetë momenti i duhur. Si do të përshtatet me punën time, me turnetë… Ka shumë gjëra për të cilat duhet të mendosh.”
Ajo shtoi se dashuria për fëmijët nuk mjafton dhe se rritja e një fëmije kërkon shumë më tepër përkushtim.

Dasma? Jo prioritet, por…
Edhe pse martesa nuk është prioritet për momentin, Lipa pranoi se ka nisur të mendojë për fustanin e bardhë:
“Nuk kam qenë ndonjëherë nga ato vajzat që ëndërronin për dasmën. Por tani jam si: Hmmm, çfarë do të vishja?”
Çifti synon të kurorëzojë dashurinë e tyre pasi të mbyllin angazhimet, ajo turneun, ai xhirimet filmike.

Një lidhje e qëndrueshme, larg zhurmës
Dua dhe Callum janë përpjekur të ruajnë një profil të ulët në publik, por lidhja e tyre është gjithnjë e më e qëndrueshme. Së fundmi janë fotografuar në BST Hyde Park Festival në Londër, të buzëqeshur dhe të përqafuar pas skenës, duke konfirmuar se janë më të lidhur se kurrë.
Me sa duket, për Duan, dashuria, miqësia dhe familja janë kthyer në prioritet dhe Callum Turner duket se është pjesë kyçe e kësaj tabloje.


