Mon, Jul 14, 2025

VIDEO/ Kryevepër e lojtarit shqiptar, Celina lë gjurmë në Suedi

  • PublishedJuly 13, 2025

VIDEO/ Kryevepër e lojtarit shqiptar, Celina lë gjurmë në Suedi

Në elitën e kampionatit suedez, AIK triumfoi pastër 3-0 ndaj Degerfors, duke marrë 3 pikë të rëndësishme. Për AIK protagonist në këtë takim ishte edhe lojtari shqiptar, Bersant Celina.

Me një të djathtë fantastike, Celina ia doli që të dërgojë topin në rrjetë nga një distancë e largët.

Mesfushori 28-vjeçar luan vitin e 3-të në Suedi, ndërsa më herët është aktivizuar tek Kasimpasa në Turqi dhe tek Stoke në Angli.

 


AlbaniaWeb.net