Mon, Jul 14, 2025

VIDEO/ Chelsea fiton Kupën e Botës për Klube, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

  • PublishedJuly 13, 2025

VIDEO/ Chelsea fiton Kupën e Botës për Klube, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

Chelsea fiton Kupës së Botës për Klube,  teksa triumfoi 3-0 ndaj PSG, në finalen e luajtur në MetLife Stadium.

Ndeshja filloi me ritëm të lartë, me kampionët e Europës që u treguan më kërkues në zonën e Bluve të Londrës.

Gjithsesi, për të ardhur te goli që zhbllokoi shifrat, në mesin e fraksionit të parë, Gusto shërbeu mjaft mirë për Palmer, i cili me një të majtë tokazi, mposhti portierin Donnarumma.

Nuk vonoi shumë as goli i dytë, pothuajse “fotokopje” me të parin, nga Palmer, me këtë të fundit që “elektrizoi” stadiumin. Spektakli nuk kishte fund, me Joao Pedron që thelloi shifrat.

Në pjesën e dytë, Chelseat i mjaftoi menaxhimi i rezultatit për të marrë kështu trofeun, ndërsa PSG zhgënjen totalisht, madje mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Neves.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net