Ndahet nga jeta në moshën 31-vjeçare aktorja e njohur koreane
Aktorja e Koresë së Jugut Kang Seo-ha nderroi jete pas një beteje të gjatë me kancerin në stomak. Ajo ishte 31 vjeç. Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua nga media lokale.
Sipas një raporti nga Kbizoom, funerali i saj po mbahet në Dhomën 8 të sallës së funeraleve në Spitalin e Shën Marisë së Seulit në Banpo-dong. Zapzee raportoi se procesioni i funeralit do të fillojë në orën 7:40 të mëngjesit KST (Ora Standarde Koreane).
E lindur në vitin 1994, Kang Seo Ha e nisi rrugëtimin artistik me videoklipin muzikor të Brave Guys, “Getting Farther Away”, duke tërhequr shpejt vëmendjen e publikut. Ajo u bë e njohur për rolet e saj në disa drama të njohura koreane si “Schoolgirl Detectives”, “Assembly”, “First Love Again”, “The Flower in Prison” dhe “Heart Surgeons”.