Mon, Jul 14, 2025

Goditi kundërshtarin pas finales, trajneri i PSG rrezikon pezullimin e gjatë

  • PublishedJuly 14, 2025

Goditi kundërshtarin pas finales, trajneri i PSG rrezikon pezullimin e gjatë

Pas finales së Kupës së Botës për Klube midis Chelseat dhe PSG, nuk mungoi tensioni dhe përplasjet.

Këtë herë, “rrëmbeu” skenën trajneri i ekipit francez, Luis Enrique, i cili u përfshi në një përleshje që mund të çojë në një pezullim të gjatë.

Gjatë sherrit, në të ciluin mori pjesë edhe Donnarumma, Luis Enrique humbi toruan duke goditur sulmuesin e Chelseat, João Pedro, me këtë të fundit që u rrëzua në tokë.

Ky veprim nuk kaloi pa u vënë re dhe, sipas ish-gjyqtarit ndërkombëtar Iturralde González, FIFA mund të vendosë të ndërhyjë zyrtarisht.

“Mundësia e një sanksioni disiplinor mbetet. Nuk mund ta prekësh fytyrën e një kundërshtari dhe Luis Enrique mund të përballet me një pezullim të gjatë” – tha Iturralbe.


AlbaniaWeb.net