Sat, Nov 8, 2025

“Nuk i besoj pothuajse askujt” – Presidenti Trump: Jam i zhgënjyer nga Putin, por nuk kam mbaruar me të

  • PublishedJuly 15, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump, në një intervistë për BBC, deklaroi se është “i zhgënjyer” nga presidenti rus Vladimir Putin, por theksoi se “nuk ka mbaruar me të”.

I pyetur nëse i beson Putinit, Trump u përgjigj prerë: “Nuk i besoj pothuajse askujt.”

Deklaratat vijnë pak orë pas njoftimit zyrtar të Shtëpisë së Bardhë për dërgimin e armëve në Ukrainë dhe vendosjen e tarifave të reja ndëshkuese ndaj Rusisë, nëse nuk arrihet një marrëveshje për armëpushim brenda 50 ditësh.

I pyetur për ndikimin që atentati i dështuar ndaj tij mund të ketë pasur, Trump tha:

“Nuk më pëlqen të mendoj nëse kjo më ka ndryshuar mua… por po, mund të më ndryshojë jetën.”

Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Trump u ndal më gjatë tek raportet me Moskën:

“Jam i zhgënjyer nga ai (Putini), por nuk kam mbaruar me të,” u shpreh ai, duke shtuar se po punon për ta ndalur gjakderdhjen në Ukrainë.

Në vijim të intervistës, Trump lëshoi mesazhe të qarta se linja e tij ndaj Rusisë do të jetë më e ashpër se në të kaluarën, ndërsa nuk përjashtoi rifillimin e dialogut direkt me Kremlinin nëse shihen sinjale për ulje tensionesh.