Tue, Jul 15, 2025

Ardon Jashari kriset me Bryzhin për Milanin, do të braktisë stërvitjen

  • PublishedJuly 15, 2025

Ardon Jashari kriset me Bryzhin për Milanin, do të braktisë stërvitjen

Ardon Jashari ka vendosur të marrë situatën në dorë. Mesfushori i përfaqësueses së Zvicrës, i cili aktualisht është pjesë e Klub Bryzhit, nuk u paraqit në festën zyrtare të prezantimit të skuadrës dhe fanellave të reja para tifozëve.

Mungesa e tij nuk ishte rastësore pasi lojtari 22-vjeçar dëshiron transferimin te Milani dhe është gati të përplaset me klubin belg për ta realizuar këtë hap. Sipas asaj që ka raportuar “Corriere dello Sport”, Jashari mund të mungojë edhe në seancën e parë stërvitore të sezonit, duke e shtuar më tej presionin mbi Bryzhit, që të dielën përballet me Unionin në Superkupën belge, ndërsa e ka Championsin në horizont.

SITUATA- Për momentin, negociatat mes dy klubeve janë në një ngërç të lehtë ekonomik. Bryzhi kërkon të paktën 35 milionë euro si pagesë fikse, me synimin për të arritur 40 milionë në total përmes bonuseve. Nga ana tjetër, oferta e Milanit qëndron në 32 milionë euro plus bonuse, me një total që shkon në 37.5 milionë. Dallimi nuk është i pakët, por gjithçka mund të ndryshojë nëse lojtari vazhdon të mbajë qëndrim të prerë dhe të refuzojë çdo angazhim me klubin aktual.

ÇELSI I TRANSFERIMIT- Klubi belg kërkon profesionalizëm, sidomos në një moment kyç si ky, por gjithçka duket se po rrotullohet rreth vullnetit të vetë Jasharit. Ai e ka bërë të qartë, dëshiron të vishet kuqezi dhe të jetë pjesë e projektit të Masimiliano Alegrit. Milani, nga ana e tij, shpreson që presioni i krijuar nga lojtari të detyrojë Bryzhin të ulë kërkesat dhe të mbyllet marrëveshja brenda pak ditësh. Në një merkato që po ecën me ritëm të ngadaltë për kuqezinjtë, Jashari mund të jetë ai profili i ri, me energji dhe cilësi, që do t’i japë frymëmarrje mesfushës së Milanit. Tani gjithçka mbetet në duart e Bryzhit dhe në qëndrueshmërinë e vendimit të Jasharit.

PANORAMASPORT.AL