Tue, Jul 15, 2025

Inter duhet të shesë, Taremi përfundon në listën e të “padëshiruarëve”

  • PublishedJuly 15, 2025

Inter duhet të shesë, Taremi përfundon në listën e të “padëshiruarëve”

Inter nis të mendoj për merkaton në dalje. Në mënyra që skuadra e Cristian Chivu të mendojë për afrime, duhet fillimisht të largojë lojtarët që janë jashtë projektit të teknikut rumun. Përpos emrit të Kristjan Asllanit në mesfushë, që tashmë nuk përbën lajm të ri, tk zikaltrit po mendojnë të sistemojnë edhe sulmin.

Me Carbonin që duket se ka gjetur akordin me klubin e Geonoas e pritet të transferohet në orët në vijim tek skuadra kuq e blu, emri i radhës është ai i sulmuesit iranian Mehdi Taremi.

Ish sulmuesi i Portës nuk ka bindur drejtuesit zikaltër. Shumë pak minuta në dispozicion sezonin e shkuar dhe asnjëherë deçiziv, ndaj ai nuk bën pjesë në planet e Interit.

Merkatoja e Interit, për t’i dhënë trajnerit të ri Chivu një skuadër të përshtatshme për idetë e tij, kalon mbi të gjitha nga shitja e lojtarëve të panevojshëm. Edhe pse vjen pas një sezoni zhgënjyes, Taremi mbetet një nga emrat më të kërkuar jashtë Italisë.

Për këtë arsye, drejtuesit Marotta dhe Ausilio kanë nisur kontaktet me disa klube që janë interesuar për situatën e ish-sulmuesit të Portos, i cili ka ardhur me parametër zero dhe për këtë arsye mund të sjellë një plusvalencë të pastër për Interin. Ai ka një pagë prej 6 milionë euro bruto në sezon, të cilën klubi dëshiron ta heqë nga bilanci.

Ardhjet e sulmuesëve Bonny dhe përfshirja në skaudrën e parë edhe e Pio Espositos kanë shtyrë milanezët të mendojnë largimin për sulmuesin Iranian.

Për Interin kjo do të thotë jo vetëm përfitim financiar nga shitja e kartonit, por edhe kursim prej 6 milionë eurosh nga paga e tij vjetore — para që do të përdoren për të afruar një lojtar të ri ofensiv, polivalent, që mund të luajë si trekuartist apo si sulmues i dytë. Jo një bast, por një lojtar i gatshëm dhe me përvojë. Për momentin nuk ka një emër konkret nga mediat italiane, por fillimisht Inter duhet të shesë e më pas të projektojë lëvizjet e radhës.


AlbaniaWeb.net